“Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë”/ Ish këshilltari i Kurtit i reagon Skender Hysenit

Aktuale

“Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë”/ Ish këshilltari i Kurtit i reagon Skender Hysenit

Nga: N. Sh. Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:40
Skender Hyseni

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë se Albin Kurti nuk ka guxim që të përballet për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë.

“S’mund të më mohosh të drejtën time që unë me mendu që Albin Kurti s’ka guxim me u përballë për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Është bindja ime”, thotë Hyseni.

Pas kësaj deklarate atij i ka reaguar ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Driton Tali.

Tali përmes një postimi në Facebook ka kërkuar përgjigje nga z. Hyseni lidhur me zgjidhjen përfundimtare me Serbinë.

“E pse nuk na thua, ti z. Hyseni diplomat “par excellancë” që je, se çfarë duhet të pëmbajë zgjidhja përfundimtare me Serbinë?!”, ka shkruar Tali.

Tali i cili tashmë është këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kritikuar udhëheqjen e mëparshme duke thënë se i ka dhënë tokë më herët Serbisë.

“Cila dëshirë ka mbetur ende pa ia plotësuar Serbisë?! T’i japim tokë, t’ia aprovojmë Zajednicën ashtu siç e bëtë ju “diplomatët pa excellencë”, me 25 gusht 2015, e të cilën po insiston Serbia duke u thirrun (justifikuar) në nënshkrimin tuaj?!”, vazhdon tutje Tali.

Tali ka vazhduar kritikat kundrejt Hysenit duke i thënë që mos të vazhdojë më të japë intervista në televizione, pasi sipas tij vetëm po shet mend.

“O Skënder Hyseni, me rekordin tënd, e kolegëve tu, ti pak me pas ndërgjegje nuk kishe me dal në TV me na shitë nasihat.

Por s’ke faj as ti. Deri tashti askush prej marrës nuk ka vdekë – nuk vdes as ti!!!”, ka përfunduar Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat