E konfirmuar: Nesër diskutohen masat e reja anti- COVID-19

Aktuale

E konfirmuar: Nesër diskutohen masat e reja anti- COVID-19

Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:34
Rifat Latifi

Rritja rekorde e numrit të infektimeve me Koronavirus në Kosovë, ka bërë që institucionet kompetente të vendit të ndërmarrin masa.

Komitetit Koordinues dhe Vlerësues për Covid 19 nesër pritet të mblidhet për të diskutuar rreth masave të reja anti Covid për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të masave aktuale.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

“Nesër mbahet takimi i Komitetit koordinues dhe vlerësues për Covid 19 për të shqyrtuar propozimet për masa te reja. Çfarë vendoset do te behet e ditur për publikun kur te jene dhënë e miratuar propozimet”, tha Hoti.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së sotme në Kosovë janë shënuar mbi 2 mijë raste me Covid- 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat