Një emër i njohur largohet nga NISMA

Aktuale

Një emër i njohur largohet nga NISMA

Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:27
NISMA

Bekim Brestovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Nismës në Prishtinë dhe nga pozita e anëtarit të kryesisë qendrore të kësaj partie

Ai thotë se largimi nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin e tij për aderim në ndonjë parti politike por eshtë një shprehje e vullnetit personal për të vazhduar aktivitetin e mëtutjeshëm pa përkatësi politike.

Postimi i plotë:

Dorëheqje:Të nderuar miq, familjar e mbështetës të mi.

Sot në takimin e kryesisë së Nismës Socialdemokrate-Dega Prishtinë, pas një njoftimi paraprak të kryetarit të Partisë, Fatmir Limaj, dhashë dorëheqjen time nga funksioni i kryetarit të Degës, dorëheqje kjo e cila me automatizëm nënkupton edhe pushimin e funksionit tim, anëtar i kryesisë qendrore të Nismës Socialdemokrate.

Dua sot , në shenjë falenderimi ndaj kryetarit Limaj, një mikut tim të çmuar dhe në shenjë falenderimi ndaj shumë bashkëpuntorëve e mbështetësve të mi, në kujtesën tuaj, përmes videos së postuar, të sjelli 19. Gushtin e vitit 2019, ditën e aderimit tim në NismaSocialdemokrate.Pata nderin që gjat rrugëtimit tim politik me Nismën, të jam dy her pjese e listës garuese për Deputet të Republikës së Kosovës dhe gati për 10 Muaj të mbaj pozitën e Zëvendësministrit në MPJD, gjat Qeverisë Hoti.Largimi im nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin tim për aderim në ndonje Parti politike por eshtë nje shprehje e vullnetit tim personal për të vazhdu aktivitetin tim të mëtutjeshëm pa përkatësi politike.Nismës Socialdemokate në përgjithesi e Degës per Prishtinën në veqanti ju uroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre politik dhe në avansimin e politikave socialdemokrate në vend.

I juaji Bekim Brestovci

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat