​Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19

Aktuale

​Mbi 7 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 20 janar 2022 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19 është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.

Aktualisht në Kosovë janë 7 mijë e 266 raste aktive me COVID-19, nga 5.678 sa ishin një ditë më parë. 

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), vetëm në Prishtinë janë 3 mijë e214 raste aktive me COVID-19, duke qenë kështu komuna me më së shumti raste aktive. Ndërsa Mitrovica ka 611 raste aktive me COVID-19, kurse Peja aktualisht ka 372 raste aktive me këtë virus. 

IKShPK në mërkurën njoftoi për 2 mijë e 50 raste të reja. Raste këto që do të mbledhin sot edhe komitetit ndërministror për t’i shqyrtuar masat e reja antiCOVID-19. Ndërsa masat që pritet të merren mësohet të jenë që gastronomia të lejohet të punojë deri në orën 21:00, ndërsa ora policore të vendoset prej 22:00. 

Po ashtu masë tjetër që do të propozohet është edhe që në Kosovë të lejohen të hyjnë vetëm personat që janë të vaksinuar me tri doza të vaksinës antiCOVID-19. 

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës në mënyrë që të mbrohen nga virusi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat