Tahiri i AAK-së: Propozimi i ZRRE-së do ta sjell vendin në bankrot total, të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë këtë diskriminim

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Propozimi i ZRRE-së do ta sjell vendin në bankrot total, të bëhemi bashkë dhe ta ndalojmë këtë diskriminim

Më: 20 janar 2022 Në ora: 10:45
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kriza energjetike në vend ka rrezik që ta sjell vendin dhe Qeverinë e Kosovës në bankrot total.

Tahiri tha se Kosova paguan 21 euro për 1 orë kilovat, 1 euro më shumë paguan Britania e Madhe.

“A jeni në mend çka jeni tu fol, a e dini në çfarë situate është Kosova dhe në çfarë rrethana do ta sjellin Kosovën nëse e miratoni tarifën e ZRRE-së .Kategoria E dhe D që do të shpenzojë mbi 800killovat në orë, janë 200 mijë familje që do të paguajnë për të gjithë ata që shpenzojnë për 600 kilovat”, tha Tahiri.

Ai shtoi se qytetari i Kosovës i paguan 4 herë faturën e energjisë elektrike.

“Njëherë paguan faturën e KEDS-it, herën e dytë e paguan subvencionin e shtetit ja jep 75 milionë euro, herën e tretë paguan për të gjithë ato familje që shpenzojnë deri në 600 kilovat dhe herën e katërt për qytetarët serb të veriut që nuk janë këtu. A mundet me na shpjegua kryeministri si është e mundur me dalë në 2019 e më thanë rryma është shtrenjtë, pastaj me dal me thanë rryma është lirë e një dit pas asaj KEDS-i me kërku prej ZRRE-së mi ngrit çmimet”, u shpreh Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, pyeti se si është e mundur që një parti që pretendon me qenë e majtë, të mbrojë korporatat dhe operatorët privatë.

“Ne e kemi një situatë shumë të vështirë që nuk kalon me një vendim, Opozita dhe qytetarët do të protestojnë për me ndalë këtë vendim. Kërkesa është se qysh jemi bashku për rezolutën për referendumin serb, të bashkohemi edhe sot ta ndihmojmë edhe qeverinë ta votojmë edhe një rezolutë ku kërkojmë prej ZRRE-së që të mos bëjë këtë diskriminim”, tha Tahiri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat