Vrasja e 26-vjeçarit në Pejë, dalin detaje të reja, dy të arrestuar

Aktuale

Vrasja e 26-vjeçarit në Pejë, dalin detaje të reja, dy të arrestuar

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

E.M., rreth moshës 26-vjeçare, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga mjeti mprehtë-thika. Sulmi me thikë ka ardhë pas një përleshjeje, ku të përfshirë ishin edhe dy persona.

Ngjarja ndodhi sot para orës 15:00 në lagjen “Fidanishte” në Pejë, ndërsa për vrasjen e të riut janë prangosur dy persona.

Lajmin për arrestimin e dy të dyshuarve e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën pënale vrasja: e tjetri për veprën penale “lëndim trupor”. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale “vrasja””, tha Nikçi.

Ai tha se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48-orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Nuk dihen motivet që çuan deri te vrasja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat