PSD mban protestë më 29 janar – shkak çmimi i energjisë

Aktuale

PSD mban protestë më 29 janar – shkak çmimi i energjisë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:13
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se të shtunën e 29 janarit, duke filluar nga ora 14:00, do të ketë protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur ai në një postim në Facebook, teksa shtoi se Qeveria KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve disiplinë e shtrenjtim.

“Qeveria është rreshtuar me monopolin privat. KEDS-it po i bën zgjidhje, kurse qytetarëve diciplinë e shtrenjtim. Si zëdhënës i KEDS-it, kryeministri po pyet “ku ti marrim paratë për të paguar importin e rrymës”? Por nuk po bën pyetje nga pozicioni i qytetarëve: “me çka të ngrohemi ne, nëse jo me rrymë? Ku t’i marrim paratë për ta paguar rritjen e çmimit?””, tha ai.

“Qeveria ka marrë anë. Është reshtuar me bizneset e mëdha private. Të vetmit që nuk do të preken nga rritja e rrymës. Është koha të marrim anë edhe ne. Ne qytetarët që do t’ua paguajmë rrymën oligarkëve. Është koha të organizohemi kundër kësaj padrejtësie.
Të shtunën, më 29 janar, në orën 14:00, takohemi në Sheshin “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër këtij shtrenjtimi të energjisë elektrike”.

“Këto vendime të gabuara kanë opozitë në këtë vend. Dhe kanë opozitë të madhe. Prandaj ftojmë gjithë opozitën e shtrenjtimit të energjisë elektrike që të bashkohemi në protestë”, shkroi i pari i PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat