Deputetja e LDK-së: Ligjëratat e Kurtit janë gjithmonë irrituese

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Ligjëratat e Kurtit janë gjithmonë irrituese

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:51
Valentina Bunjaku

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti lidhur me çështjen e shtrenjtimit të rrymës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se fjalimet e Kurtit janë gjithmonë irrituese.

“Pak irrituese janë ligjëratat e Albin Kurtit, se ka qenë në opozitë për 15 vite qytetarët kanë besuar në ligjëratat e tij, sepse ka folur aq bindshëm edhe aq i ka bindur qytetarët sa e kanë votuar mbi 50% e më shumë”, ka thënë ajo.

Bunjaku tha se tani ka mbaruar koha e ligjëratave.

“Realisht tani ka përfunduar koha e ligjëratave, ka mbaruar koha e populizmit të tij, ka mbaruar koha e rimeve të tij që realisht tu i përshtat fjalitë dhe t’u bë më interesant me votu njerëzit tash në pushtet po bëhen 10 muaj që është duke qeverisur dhe kjo është e papranueshme që me e duru qytetarët e Kosovës siç është duke vazhduar”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat