Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan, pas invazionit rus në Ukrainë, Serbia mund ta invadojë veriun e Kosovës!?

Aktuale

Alarmon gjenerali shqiptaro-amerikan, pas invazionit rus në Ukrainë, Serbia mund ta invadojë veriun e Kosovës!?

Nga: I. M. Më: 21 janar 2022 Në ora: 11:03
Forcat

Gjenerali shqiptaro-amerikan në pension, Muharrem Maralusha në një analizë të shkurtër, duke vlerësuar zhvillimet në Ukrainë, përkatësisht përplasjet e lehta, sipas tij Perëndim (SHBA)-Rusi, parasheh kapitullimin e shpejtë të Ukrainës.

Sipas tij SHBA-të vlerësohet se ato nuk i dhanë armatimin e duhur të rëndë Ukrainës, që të mbrohet nga agresioni rus në Ukrainën Lindore. Maralusha parasheh kapitullimin e Ukrainës, rrëzimin e qeverisë së saj, dhe në fund bashkimin e sa me Rusinë.

Por, deri këtu këto zhvillime nuk e cenojnë interesin e shqiptarëve.

Gjenerali vlerëson se në ndërkohë Serbia do të ndërmarrë një veprim invadimi në Kosovë, ndërsa 2.500 forcat e KFOR-it, sipas tij, nuk janë të mjaftueshme për ta mbrojtur Kosovën.

Ai shkon edhe më tej duke vlerësuar se perëndimi është kundër krijimit të Shqipërisë etnike, por e përkrah krijimin e Serbisë së madhe.

A do ta ndal Rusia agresionin e saj kundër Ukrainës?

Mendimi im është JO. SHBA, ja dha Dritën Jeshile Rusisë që SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të marrin masa të rrepta që me e ndal një agresion të Rusisë. Presidenti Biden e bani këtë me dije në fjalimin e fundit, dy orësh ku tha:

1. Bideni: Putini do të urdhëroj një invazion kundër Ukrainës.

Rusia do të marshojë në drejtim të Ukrainës, por do të jetë një inkursion i kufizuar.

3. Kjo deklaratë e Bidenit e ngriti një alarm në administratën e tij, gjë që Bideni deshti me e qartësue deklaratën e tij. Por, pa sukses. Tash republikanët kanë dal me këtë deklaratë: Ne ju kemi thënë se Bideni është i rrezikshëm sa i përket sigurisë së SHBA-së. Por, ‘maca duel prej thesi’, dhe i dha një dritë të gjelbër Putinit.

Kundërshtarët e tij (të Bidenit), tue i përfshi dhe ata që e përmbajnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA-së (US National Securiti Council) që Putini do të urdhërojë një inkursion kundër Ukrainës në çdo moment.

Bideni po akuzohet se nuk i dha ndihma (armatim të rëndë) të nevojshme që do t’i jap mundësi ushtrisë ukrainase me e ndal një inkursion nga Rusia, në Ukrainën Lindore, kështu që PUTINI do të urdhërojë një sulm të gjithanshëm kundër Forcave të Ukrainës dhe do ta rrëzojë Qeverinë e tashme dhe në fund do ta bashkojë Ukrainën prapë me Rusinë e të ’90 - dhjetave.

4. Çka do me thanë kjo për Kosovën.

Ky është mendimi i im, dhe lexuesi le ta bjen mendimin e vet:

Ukraina do të sulmohet dhe ndoshta do të ndodhë siç ka ndodh me KRIMEN në vitin 2014 ku Forcat Ruse brenda 24 orëve e rrëmbyen nga Ukraina.

Kjo do ta frymëzoj Vuçiqin e Serbisë, i cili do ta përdori të njëjtin skenar kundër Kosovës, duke e ditur se 2500 ushtarë të KFOR-it nuk do të kenë mundësi me e mbrojt veriun Kosovës.

Mandej, është po ashtu një mendim se ne shqiptarët jemi mësuar me u ba servil i të huajve dhe se të ashtuquajturit Komandantët (që sot janë në HAGË) dhe ata janë shkaktar që e pranuan dokumentin e Kumanovës (Dokumenti 1244), dhe deputetët e Kosovës e aprovuan.

Ky Dokument, i jep liri Serbisë që ta bëjë Kosovën prapë si një vasale të saj. Si pretekst, Serbia do t’i përdor serbët që sot jetojnë në 7-10 enklavat në Kosovë me një arsye se ata janë të rrezikuar dhe se duhet të hyjë nën ambrellën (qadrën) e Serbisë (SERBIA E MADHE).

5. Qëllimi i SHBA's është që Ballkani (lexo: të ndalohet një Shqipëri ETNIKE në Ballkan. Por, nuk do të bëj SHBA/PERËNDIMI asgjë për ndalimin e krijimit të Serbisë së madhe.

Si me e ndal këtë kacë të barutit që të mos eksplodoj, asht që krejt Ballkani të pacifikohet deri diku. Kjo do të bëhet në dëm të Shqiptarëve e në dobi të serbëve.

PS. Lexues të dashtun, unë jetoj në SHBA në një demokraci, më të madhen në botë, prandaj i jap të drejtë [do lexuesi ta kuptojë këtë postim në një mënyrë që i pëlqen atij.

Por, mos harroni se [do shtet i ka interesat e veta strategjike. Këto interesa ndonjëherë mbrohen edhe me rrena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat