​Kurti dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për të drejtat e pakicave

Aktuale

​Kurti dhe shefi i OSBE-së diskutojnë për të drejtat e pakicave

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, së bashku me Therese Abrahamsen, zëvendës shefe, Zyra për Çështje Politike dhe Komunikim, të cilët i falënderoi për komunikimin e vazhdueshëm, përfshirë këtu edhe situatën me rastin e referendumit kushtetues të Serbisë.

Temë diskutimi e takimit ishin të drejtat e pakicave, sundimi i ligjit, e çështjet e sigurisë dhe qeverisja e mirë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në takim u adresuan edhe zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare.

Dhe mbështetja për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët, si dhe gatishmëria e OSBE-së për të ndihmuar Zyrën e Kryeministrit dhe qeverinë në fushat me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat