Pse nuk preferonte ish-presidenti që të punonte në objektin e Kuvendit?

Aktuale

Pse nuk preferonte ish-presidenti që të punonte në objektin e Kuvendit?

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:37
Ibrahim Rugova

Mendim Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugova ka dhënë një rrëfim lidhur me jetën dhe veprimtarinë e presidentit.

Ai ka treguar edhe arsyen pse Rugova i ka kryer detyrat e presidentit nga rezidenca e tij, e jo nga objekti i Kuvendit ku gjendet Zyra e Presidentit.

Mendimi tha se Rugova nuk e ka dashur objektin e Kuvendit për shkak se më parë aty kanë qenë të vendosur zyret e ish-regjimit.

“Më shumë e ka preferuar këtë ambient se Kuvendi i Kosovës i ka zgjuar, si të them kujtime jo të mira, po mendoj që kanë qenë organizmat e ish-sistemit. Prandaj nuk e ka preferuar dhe ka qëndruar këtu. Nuk e ka dashur atë objekt”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat