Sali Berisha kujton Ibrahim Rugovën – tregon si Beogradi nuk po lejon vendosjen e shtatores së presidentit historik në Tiranë

Aktuale

Sali Berisha kujton Ibrahim Rugovën – tregon si Beogradi nuk po lejon vendosjen e shtatores së presidentit historik në Tiranë

Nga: A.M. Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:39
Sali Berisha dhe Ibrahim Rugova

Ish-kryeministri i Shipqërisë, Sali Berishaka përkujtuar ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

Ai në një postim në Facebook i shpreh se sot të gjithë shqiptarët kudo që janë përulen me nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të presidentit Rugova.

Krahas kësaj, Berisha tha se kryeministri Rama me urdhër të Beogradit nuk e lejon për të shatin vit me radhë vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë.

“Sot të gjithë shqiptarët kudo që janë përulen me nderimin më të madh, mirënjohen më të thellë para kujtimit dhe veprës së pavdekshme të Presidentit të ndjerë Dr Ibrahim për gjithçka që bëri ai për lirinë e shqiptarëve dhe dinjitetin e kombit tonë.

Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit në një akt vasaliteti antikombëtar me urdhër të Beogradit nuk lejon për të shtatin vit me radhë vendosjen në Tiranë të shtatores të Presidentit të ndjerë Dr Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar përgjithmonë përjetësinë në zemrat e shqiptarëve dhe panteonin e lirisë së tyre”, deklaroi Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

16 vjet me pare mbylli syte pergjithmone Presidenti Rugova!

Te dashur miq, 16 vite me pare familja, miqte, bshkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret i dhane lumtumiren e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njerit prej burrave me te shquar te kombit tone, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirise dhe pavaresise se Kosoves.

Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone.

Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te shtatin vit me radhe vendosjen ne Tirane te shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat e shqiptareve dhe panteonin e lirise se tyre.

Nderim per jete te jeteve, kujtimit te ndritur dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat