Haziri: Rugova më ka thënë të mos angazhohemi shumë që ta fitojë LDK krejt pushtetin

Aktuale

Haziri: Rugova më ka thënë të mos angazhohemi shumë që ta fitojë LDK krejt pushtetin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë Ibrahim Rugova ka qenë njeri i unitetit dhe nuk ka qenë i interesuar ta mbajë të gjithë pushtetin për vete.

Ish-kreu i Komunës së Gjilanit ka zbuluar se Rugova iu kishte kërkuar zyrtarëve tjerë të LDK-së që të mos jepnin shumë angazhim.

“Asnjëherë nuk ka kushtëzuar. I ka fituar zgjedhjet lokale me 66%. Mua personalisht më ka thënë se mos u angazhoni shumë me fitu veç ne, duhet edhe të tjerët me fitu.

Duhet me ua mundësu që me hy në kuvend. Ka thënë se të tjetër duhet me i integru në institucione se na i kallin ato”, ka thënë ndër tjerash Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat