Kurti: Para se të ndodhte “Epopeja e UÇK-së”, ka pasur luftë në këtë kullë

Aktuale

Kurti: Para se të ndodhte “Epopeja e UÇK-së”, ka pasur luftë në këtë kullë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 07:26
Homazhet

(E plotësuar 12:18) - Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku kanë vizituar edhe punimet që po bëhen tek Kullat e Jasharajve.

Kurti me kabinetin qeveritar vizituan edhe familjen Jashari në 24-vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe që ndodhi ndaj kësaj familje, e më pas ata vazhduan ecjen edhe tek shtëpia e Hamit e Salë Jasharit. 

Aty para mediave ministri Çeku tregoi se janë në pritje të masterplanit e që më pas të shpallin edhe konkursin ndërkombëtar për projektit në këtë kompleks. 

Çeku: Jemi në pritje të masterplanit

“Jemi në pritje të masterplanit, projektit përfundimtar të cilin do ta shpallim si konkurs ndërkombëtar dhe besoj që ndërhyrjet përfundimtare jo vetëm në këtë kullë por në gjithë kompleksin do të ndodhin me projektin, masterplanin që është pjesë e komitetit për kompleksin memorial. Deri atëherë kemi dashur të sigurohemi që këto struktura qëndrojnë dhe nuk bien”, tha ai para medieve. 

Për intervenimet në këtë kompleks foli edhe profesori Naser Kabashi, duke theksuar edhe nevojën e ndërhyrjes emergjente në shtëpinë e Hamit e Salë Jasharit.

Kabashi: Gjendja është jo e mirë, në çdo moment mund të priten dëmtime të paparashikuara

“Jemi sot këtu që të japim sqarime lidhur me projektin dhe arsyeshmërinë e këtij projekti. Në kuadër të këtij kompleksi, në kuadër të pesë objekteve bazike është zgjedhur ky objekt si më i dëmtuar dhe i cili ka një kërkesë emergjente që të ruhet stabiliteti sepse po e shihni se gjendja është jo e mirë dhe në çdo moment mund të priten dëmtime të paparashikuar. Ky projekt është emergjent i cili ka për detyrë ta ruaj strukturën për një kohë të caktuar. Nëse me pyesni sa është ajo kohë e caktuar, orientimisht dëshira ime është që të mos kaloj dy vite e intervenimit komplet që duhet të bëhet në gjithë kompleksin”, tha profesor Kabashi.

***

Në 24-vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku kanë bërë homazhe mëngjesin e së shtunës tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga aty, Kurti tha se në 24-vjetorin e sulmit të dytë, shkuan që të bëjnë homazhe tek varret e tyre, por në të njëjtën kohë i pari i Qeverisë tha se do të shohin edhe ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve. Me këtë rast ai theksoi se është obligim institucional, shoqëror e kombëtar që Kullat e Jasharajve të mirëmbahen meqë janë margaritar i historisë së lavdishme dhe njëkohësisht të historisë së dhimbshme.

Kurti: Kullat e Jasharajve duhet t’i mbrojmë, janë margaritar i historisë së lavdishme

“Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt në 22 janarin e 1998 erdhëm që të bëjmë homazhe tek varret e tyre dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në Kullën e Jasharajve, si janë duke u bërë ato shtrëngimet fillestare në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet. Sot janë bërë 24 vjet prej kur forcat e shumta policore e ushtarake të Serbisë ia mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të parë kullës së Jasharajve[...]Para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së ka pasur sulme mbi këtë Kull madje sulmi i parë është qysh në vitin 1991 para se më shumë se 30 vjetëve dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror që këtë objekt të historisë s ë veçantë të Kosovës e kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme dhe njëkohësisht edhe të dhimbshme”, tha Kurti.

Pas homazheve Kurti bashkë me kabinetin qeveritar do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, e po ashtu do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi

***

Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe me rastin e përvjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Pas homazheve, Kurti  së bashku me anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në kullën e Jasharajve.

Shefi i Qeverisë, tha se është obligim institucional e kombëtar kullën e familjes Jashari.

“Erdhëm që të bëjmë homazhe dhe njëkohësisht që të shikojmë ndërhyrjet në kullën e Jasharajve, në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet e të mbrohet. Janë bërë 24 vjet kur forca të shumta të Serbisë, ia mësyjnë kullës së Jasharajve, dhe i plagosën disa familjarë. Pra para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së, ka pasur luftë në këtë kullë, dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar që këtë objekt të historisë së Kosovës, ta mirëmbajmë sepse është një margaritar i historisë sonë të lavdishme e njëkohësisht të dhimbshme”, ka thënë Kurti.

Kurti bënë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku por edhe disa deputetët ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe në Prekaz u bënë meqë sot bëhen 24 vjet prej kur ndodhi sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pas homazheve Kurti dhe kabineti do të vizitojnë kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, transmeton Koha.net.

Këtij sulmi i kishte shpëtuar Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar e më pastaj është martuar në Açarevë të Skënderajt, me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, e vëlla i Rexhep Selimit.

24 vjet nga sulmi në familjen Jashari

Kanë kaluar 24 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Në atë ditë të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 20 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, transmeton Koha.net.

Këtij sulmi i kishte shpëtuar Iliriana, e cila ndodhej në Akrashticë të Vushtrrisë. Ajo ishte e fejuar e më pastaj është martuar në Açarevë të Skënderajt, me Asllan Selimin, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, e vëlla i Rexhep Selimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat