Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19

Aktuale

Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19

Më: 22 janar 2022 Në ora: 08:11
Ilustrim

Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive në Kosovë.

Aktualisht në vend janë 12 mijë e 396 raste aktive me koronavirus.

Vetëm në Prishtinë janë 5 mijë e 10 raste aktive, ndërsa në Mitrovicë janë 1 mijë e 105 raste aktive me këtë virus. E treta për nga numri i rasteve aktive është Peja me 790 raste.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një vdekje dhe 2 mijë e 943 raste të reja pozitive me COVID-19.

Shkak i rritjes së numrit të rasteve pozitive, Qeveria e Kosovës të premten miratoi vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 sipas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike. Masat e miratuara hyjnë në fuqi sot dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat