Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Aktuale

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Më: 22 janar 2022 Në ora: 15:08
Ilustrim

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë.

Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi për Gjermaninë.

Varianti Omikron i virusit Corona ka bërë që gati tre të katërtat e rreth 200 vendeve të botës të kategorizohen si zona rreziku në Gjermani. Tek 136 vendet që janë të vendosura në listën e rrezikut të Institutit Robert Koch, shtohen të dielën edhe disa vende të tjera.

Kjo listë reflektohet pastaj tek rekomandimet e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë për udhëtimet e kufizimet e udhëtimit nga e drejt këtyre vendeve.

Nga e diela (23.01., 00:00) Kosova renditet sërish në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit. Në këtë listë renditen tani edhe Rumania, Republika e Moldavisë, Maroku, Tunizia, Algjeria, Arabia Saudite, Japonia  e vende të tjera./DW/

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat