​MAShTI: Shkollat duhet t’i mbajmë të hapura dhe të sigurta

Aktuale

​MAShTI: Shkollat duhet t’i mbajmë të hapura dhe të sigurta

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:32
MASHT

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Task Forca në nivel të MASHTI, ka nxjer rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) nëse brenda tri ditësh konfirmohen dy ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase, nNëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19 dhe nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Sipas MAShTI, vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës. 

“Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla. MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët, mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e postuar në Facebook.

Postimi i plotë i MAShTI-it:

Në mbledhjen e 55-të të dt. 21 janar 2022, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi masat e reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

https://kryeministri.rks-gov.net/.../Vendimet-e-mbledhjes...

Me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, procesi edukativo –arsimor në institucionet e arsimit parauniversitar të të gjitha niveleve zhvillohet sipas Udhëzuesit të MASHTI për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë Covid-19, me obligimin që të respektohen masat mbrojtëse të përcaktuara nga IKSHPK.

Udhëzuesi për organizimin e procesit mësimor në kushte të pandemisë COVID-19, parasheh 4 skenarë për zhvillimin e procesit mësimor, varësisht nga situata epidemiologjike dhe kushtet specifike në shkolla:

https://masht.rks-gov.net/uploads/2021/09/udhezuesi-i-pergjithshëm-i-mashti-për-organizimin-e-procesit-mësimor-në-vitin-shkollor-2021-2022-në-kushte-të-pandemisë-covid-19.pdf

Vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës. Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C).

Task Forca në nivel të MASHTI, në mbledhjen e mbajtur më 20 janar 2021, nxorri rekomandimin që të shqyrtohet mundësia për kalim të klasës përkatësisht shkollës në skenarin C (mësimi online) në njërin nga këto raste:

•Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me virusin SARS-Covid-19 brenda një klase;

•Nëse më shumë se 5% e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me virusin SARS-Covid-19;

•Nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Në çdo situatë duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla.

Në rast nevoje për organizimin e mësimit online mund të shërbejnë video-mësimet që emetohen në RTK4 çdo ditë pune prej 9-16 h sipas orarit të hartuar nga MASHTI:

https://masht.rks-gov.net/uploads/2022/01/oraret-e-transmetimeve-për-muajin-janarxlsx.pdf

Po këto video-mësime gjenden edhe në kanalin zyrtar të MASHTI - https://xn--emsimi-qva.rks-gov.net/shq/ .

Për mësimin online shkollat mund të shfrytëzojnë platformën zyrtare ëëës.shkollat.org, por edhe platformat tjera që janë në dispozicion si: Zoom, eShkollori, Google Meet, etj.

Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50% të hapësirës. 

MASHTI rithekson rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse të përcaktuara me legjislacion dhe vendime të organeve kompetente. Në kohën e sotme, mbrojtja më e mirë nga Covid-19 është vaksinimi, prandaj ftojmë të gjithë nxënësit e moshës 12 vjeç e më lartë, studentët, mësimdhënësit dhe familjarët e tyre të vaksinohen, sepse kështu sigurojmë që institucionet arsimore të mbeten të hapura dhe ruajmë shëndetin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat