​Abdixhiku uron kryetarin e sapozgjedhur të CDU-së Friedrich Merz

Aktuale

​Abdixhiku uron kryetarin e sapozgjedhur të CDU-së Friedrich Merz

Më: 22 janar 2022 Në ora: 19:03
Lumir Abdixhiku

Në emër të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku i ka dërguar sot telegram urimi Friedrich Merz, kryetarit të sapo zgjedhur të CDU-së.

“I nderuar President,

Po ju shkruaj për t'ju uruar për zgjedhjen tuaj sot si kryetar i Unionit Demokristian.

Mbështetja e jashtëzakonshme që morët nga anëtarësia e CDU-së dhe delegatët e saj është një shenjë e fortë e vlerësimit që populli gjerman ka për personalitetin tuaj dhe besimin e tij të fortë se si lider i CDU-së ju do ta çoni më tej partinë dhe vendin.

Si parti simotër e CDU-së, ne në LDK jemi të bindur që do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë që e kemi ndërtuar ndër vite edhe në të ardhmen. Gjermania dhe CDU kanë qenë gjithmonë përkrahës të mëdhenj të Kosovës dhe popullit të saj, dhe ne e vlerësojmë vërtetë këtë.

Teksa niseni në këtë rrugë të re dhe përballeni me sfidat që ju presin, ju uroj shëndet dhe rrugëtim të suksesshëm!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat