Neglizhoi projektin 800 milionësh, Kurti akuzon Mustafën për krizën energjetike: Me gjermanët nuk ka aksham pazar!

Aktuale

Neglizhoi projektin 800 milionësh, Kurti akuzon Mustafën për krizën energjetike: Me gjermanët nuk ka aksham pazar!

Nga: A.ZH Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:09
Isa Mustafa dhe Angela Merkel

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka akuzuar ish-qeverinë e Isa Mustafës për krizën energjetike në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeveria e Mustafës kishte neglizhuar investimet energjtike të Gjermanisë, përcjell Bota sot.

"Kriza energjitike në Kosovë ka emër! Qeveria Mustafa i neglizhoi investimet energjetike gjermane! Sepse me gjermanët nuk ka "aksham pazar" të ryshfetit", ka shkruar ai.

Ish-kancelarja Angela Merkel, në takimin me Mustafën, sa ishte kryeministër, i kishte thënë atij se Kosova duhej të shqyrtonte më seriozisht ofertat gjermane për investime energjetike në Kosovë.

Ajo ia kishte shprehur pakënaqësinë e saj ish-kryeministrit Mustafa, për neglizhimin që i ishte bërë projektit 800 milionësh Bilfinger, për rindërtimin e termocentralit "Kosova A".

Për krizën energjetike që ka kapluar vendin në dy muajt e fundit, po fajësohet edhe qeveria e Albin Kurtit, ndaj të cilës janë paralajmëruar edhe protesta nga partitë opozitare./Botasot

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat