Deputeti i VV-së kundërshton vendimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Deputeti i VV-së kundërshton vendimin e Qeverisë Kurti

Më: 24 janar 2022 Në ora: 19:20
Burim Karameta

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti për pranimin e kërkesës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e tarifave.

Karameta nga Lista Guxo, tha se shumica e qytetarëve do të preken nga kërkesa e ZRrE-së, pasi siç thotë ai po thuajse mbi 90 për qind të kosovarëve harxhojnë mbi 1 mijë kilovatë.

“Duhet të bëjmë politikën me qytetarët. Gjithashtu një e dhënë e ZRrE-së, që thotë se 90 për qind nuk atakohen nga kjo rritje, unë mendoj se ata takohen pasi harxhojnë shumica e tyre shumë kilovatë. Unë tani do të ndajë një mendim ndryshe jo për t’u përbashkuar me opozitën, por vota ime do të jetë kundër rritjes eventual të faturave të rrymës”.

Siç shpjegohet në Raportin Konsultativ të ZRRE-së për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike, rritja prek vetëm dy kategori të amvisërive, D dhe E, përkatësisht ata qytetarë që shpenzojnë mbi 800, përkatësisht mbi 1000 kilovatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat