Profesori i Universitetit të Parisit: Qeveria e Kosovës është gabim...

Aktuale

Profesori i Universitetit të Parisit: Qeveria e Kosovës është gabim...

Nga: P.R Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:07
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ditë më parë vendos i që të marr masa të reja pas rritjes së numrit të rasteve me Covid 19.

E një nga masat që mori Qeveria Kurti është edhe ajo se të gjitha ata që dëshirojnë të hyjnë në Kosovë, duhet të jenë të vaksinuar me të tri dozat e vaksinës anti Covid.

Këtë vendim që qeverisë po e kundërshton edhe Profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki, sipas të cilit, ky është një gabim i qeverisë.

“Qeveria e Kosovës është gabim, Nuk ka logjikë të imponohen tri doza të vaksinës për të gjithë sepse në Evropë konsiderohesh plotësisht i vaksinuar edhe me dy doza. Madje edhe veç me një, në disa raste”, ka shkruar ndër tjerash Kraki, përcjellë “Bota sot”.

“Doza e tretë kërkohet 4 muaj pas dozës së dytë. Dmth duhet të jesh me dy doza dhe t’i kesh kalu 4 muaj që ‘pasaporta vaksinale’ të jetë e pavlefshme. Kjo vlen brenda vendeve të BE-së dhe në udhëtime ndërmjet tyre. Thjesht, doza e tretë e ka logjiken e kohës brenda dhe NUK mund të imponohet si kusht për të gjithë, pavarësisht intervalit të vaksinave të para”, përfundon reagimin e tij profesori universitar, Nezir Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat