PSD-ja mban sot aktivitet në shesh

Aktuale

PSD-ja mban sot aktivitet në shesh

Më: 26 janar 2022 Në ora: 09:11
PSD

Partia Socialdemokrate sot do të zhvillojë aksion në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e partisë, Natyra Kuqi.

“Sot, me datën 26 janar (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të zhvillojë një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar”, ka shkruar Kuqi në Facebook.

Ndryshe, PSD-ja të martën ka mbajtur një tjetër aktivitet, ku ka ftuar deputetët e opozitës t’i bashkohen protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, që do të mbahet të shtunën.

Deputeti i opozitës ka përgjegjësi të shtuar, sidomos në këtë kohë të krizës me energji dhe asaj me pandemi. Shto faktin që kjo situatë e jashtëzakonshme është shkaktuar nga një model politik që e ka të lidhur mbijetesën me kriza dhe jo me punë e progresivitet, përfaqësimi politik përmes deputetëve bëhet shtyllë e pazëvendësueshme. Ftojmë deputetët që ta rrisin kundërshtimin, ta zgjerojnë gamën e aktiviteteve dhe t’i bashkohen formave të organizimit jashtë parlamentit. Kjo krizë ka përmasa që nuk mund të zgjidhen vetëm insitutcionalisht. Përveç përfaqësimit duhet pjesëmarrje aktive. Ftojmë deputetët që ta mbështesin protestën dhe me 29 janar, në ora 14:00, të shihemi në Shesh”, kanë deklaruar të martën nga PSD-ja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat