Glauk Konjufca infektohet për herë të dytë me Covid

Aktuale

Glauk Konjufca infektohet për herë të dytë me Covid

Më: 26 janar 2022 Në ora: 14:42
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është infektuar për herë të dytë me koronavirus. Lajmin e dha sot në seancën parlamentare, nënkrytarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Kryetari ka rezultu pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë. Kjo është për njoftimin tuaj, natyrisht edhe për njoftim të publikut”, tha ajo.

“Shpresojmë që do ta kalojë shumë shpejt dhe me lehtësi”, shtoi Bogujevci.

Konjufca ishte infektuar me COVID-19 edhe në fund të vitit 2020.

“Qytetarë të dashur, miq të çmuar, Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike”, kishte shkruar Konjufca më 1 shjetor 2020.

Kuvendi i Kosovës po e vazhdon seancën plenare me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat