Hovenier: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohen

Aktuale

Hovenier: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk diskutohen

Më: 26 janar 2022 Në ora: 17:07
Jeff Hovenier

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në intervistën e tij të parë pas marrjes së detyrës së ambasadorit, ka thënë se në dialogun me Serbinë nuk do të diskutohet për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, duke theksuar se janë çështje të përfunduara dhe që s’diskutohen.

Hovenier thotë se Kosova është shtet i pavarur pavarësisht kundërshtimeve. Ai shton se lidhur me këtë çështje mund të debatohet sa të mundet, por se realiteti dhe faktet në terren flasin vetë.

“Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Kosova është shtet sovran. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është.

Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë”, ka deklaruar Hovenier.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat