Ajazi akuzon Lladrovcin se po blenë...

Aktuale

Ajazi akuzon Lladrovcin se po blenë...

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:29
Driton Ajazi dhe Ramiz Lladrovci

Kryetari i “Demokratëve të Drenasit” Driton Ajazi ka akzuaur kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci se po i blenë asamblisitët e partive tjera.

Sipas Ajazit, Lladrovci nuk e po e ndal avazin e vjetër me blerje të asamblistëve përmes formave tashmë të njohura me pazare.

“Të dashur qytetarë. Demokratët për Drenasin, reagojnë ndaj veprimeve të kryetarit Ramiz Lladrovci, i cili nuk po e ndal avazin e vjetër me blerje të asamblistëve përmes formave tashmë të njohura me pazare. E çmimin e këtij pazari do ta mësojmë me kohë! Sepse punët e kqija që janë në dëm të qytetarëve ai mund ti kalojë vetëm me njerëz të shitur dhe të shantazhuar!”, ka shkruar Ajazi në reagimin e tij.

Ky reagim i tij vjen pasi Lladrovci sot njoftoi se asalmbilistja  Majlinda Dvorani nga “Demokratët për Drenasin” ka kaluar në PDK.

“Përkundër mbështetjes së pakursyer të udhëheqësisë së DD-së, anëtarësisë ndaj grupit prej 8 asambleistëve, asamblistja jonë Majlinda Dvorani, vendosi të tradhëtoj besimin e marrë të qytetarëve të Drenasit për ndryshimin që i duhet aq shumë komunës tonë dhe të rreshtohet nga ana e kryetarit aktual që po vazhdon shkatërrimin e të ardhmes së qytetarëve tanë.

I bëjë thirrje asamblistes që ta dorëzoj mandatin e fituar në kuadër të DD-së, të cilin e mori për të luftuar të keqen e jo të bashkohet me shkatërruesin”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat