Ndërhyrja e KFOR-it në Mitrovicë, Policia jep detaje

Aktuale

Ndërhyrja e KFOR-it në Mitrovicë, Policia jep detaje

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:32
Ilustrim

Në rrejtet sociale është duke qarkulluar një video-inçizim ku vërehen disa automijete për të cilët është pretenduar se janë kamion të Serbisë të ndaluar nga Kfori.

Në lidhje më këto pretendime ka pyetur zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila deklaroi se bëhet fjalë për një aksident, ku janë përfshirë një automijet i KFOR-it dhe një automjet me targa të Malit të Zi.

Palla ka deklaruar se nuk raportohet për viktima por vetëm dëme materiale

“Aty është një rast aksidenti me dëme materiale. Nuk ka të bëjë me ndonjë ndaldesë të Kforit. Intervenimi i KFOR-it në këtë rast është bërë për shkak se në aksident është përfshirë një mjet i KFOR-it me një mjet të me targa të Malit të Zi”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat