Anton Quni: Arkivi i UÇK së nuk ekziston

Aktuale

Anton Quni: Arkivi i UÇK së nuk ekziston

Më: 26 janar 2022 Në ora: 23:19
Anton Quni

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se arkivi i Ushtrisë Çlirimtare nuk ekziston.

“Është hendikep i joni që do të thotë se ne nuk e kemi pjesë të kulturës që të arriturat tona t’i argumentojmë me mjete edhe nëpërmjet filmave dokumentar do të thot se në këtë fushë ne ngecemi. Por besoj që në të ardhmen që institucionet relevante që ti trajtojnë këto tema të jenë më të vëmendshëm. Pra është një arkiv I tëri i cili mund të dokumentohet që në fakt nxjerr në sipërfaqe tërë atë angazhimin tonë si komb për arritjen e lirisë. Termi “Arkiv”, e përdora për shkak se ne jemi dëshmitarë të ngjarjes jemi vetë arkivi. Arkiv të centralizuar të asgjëruar të dokumentacioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ekziston, por nëse unë kam diçka është diqka personale që gjindet në posedimin tim”, ka thënë Quni.

Quni tutje shtoi se ka material për aktivitete, ngjarje e zhvillime ditore deri te raportimet nga operacionet e ndryshme.

“Nuk ka material që ka diçka që dikënd mund ta komprimentojë, kryesisht janë aktivitete, ngjarjet e zhvillimet ditore e raportimet nga operaconet e ndryshme, duke filluar nga bashkëbisedimi me ushtarët të cilët janë rekrutuar ditën e parë e deri te shpjegimi i ngjarjeve që ka ndodhur gjatë operacioneve e gjatë përgaditjeve, pra nuk ka diçka inkriminuese sepse nuk ka ekzistuar diçka inkriminuese e centralizuar që njësitë kanë marrë detyra për ta zbatuar ne raport me komunitetet tjera”, ka shtuar Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat