Avdullah Hoti në Ukrainë, në përkujtim të Holokaustit

Aktuale

Avdullah Hoti në Ukrainë, në përkujtim të Holokaustit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 09:43
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me rastin e ditës së përkujtimit të Holokaustit, më 24 dhe 25 janar të këtij viti ishte i ftuar nderi i “European Jewish Association” në ngjarjen në Kiev të Ukrainës në përkujtim të masakrës së 33,771 hebrenjve, të ndodhur në vitin 1941.

Ai tha se, për dy ditë me radhë bashkë me zyrtarë të tjerë, nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, diskutuan për ndërtimin e shoqërive demokratike ku respektohet secili pavarësisht dallimeve.

"Sot në gjithë botën shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Në përkujtim të viktimave të Holokaustit, më 24 dhe 25 janar 2022 unë isha i ftuar nderi i “European Jewish Association” në ngjarjen në Kiev të Ukrainës në përkujtim të masakrës së 33,771 hebrenjve, të ndodhur në vitin 1941.

Për dy ditë me radhë, me rreth 120 parlamentarë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Ballkanit, Kryetari i Kuvendit të Ukrainës, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian Oliver Varhelyi, si dhe zyrtarë të tjerë nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, u diskutua për ndërtimin e shoqërive demokratike ku respektohet secili pavarësisht dallimeve", shkroi Hoti në Facebook.

Ai theksoi se populli shqiptar duhet të ndihet krenar me historinë e tij në mbështetje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat