Escobar flet për shkëmbimin e territoreve, tregon a është opsion?

Aktuale

Escobar flet për shkëmbimin e territoreve, tregon a është opsion?

Më: 27 janar 2022 Në ora: 19:38
I dërguari i posaçëm i Presidentit Biden, Gabriel Escobar

I dërguari i posaçëm i Presidentit Biden, Gabriel Escobar, ka folur edhe rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse mund të rikthehet ky opsion, Escobar ka deklaruar se ShBA nuk imponojnë kushtet dhe parametrat e marrëveshjes përfundimtare.

“Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë.

Shtetet e Bashkuara kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane”, tha Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat