Rriten gjasat që Ukraina ta njohë Kosovën?

Aktuale

Rriten gjasat që Ukraina ta njohë Kosovën?

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:33
Flamuri i Kosovës

Kosovën nuk e njeh si shtet. Por Ukraina, mund të llogarisë se shteti i vogël ballkanik është krah saj në konfliktin me Rusinë.

Këtë zyrtarisht e bëri të ditur presidentja, Vjosa Osmani, përmes rrjetit social, Twitter.

Asaj iu përgjigj një politikane nga shteti mosnjohës. Deputetja, Iryna Friz, falënderoi Osmanin derisa tha se hapi i radhës do të jetë vendosja e marrëdhënieve miqësore mes dy shteteve, gjë që deri tash është bllokuar nga Rusia.

Me krizën aktuale në Ukrainë, njohja nga Kievi në këtë fazë konsiderohet e pamundur.

Megjithatë, kjo po shihet si një mundësi që Kosova të përgatisë terrenin për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat