Latifi: Escobar po na tregon se jemi keq

Aktuale

Latifi: Escobar po na tregon se jemi keq

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:42
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi ka folur për raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka komentuar deklaratat e ambasadorit të ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Në këtë situatë kur Europa e Perëndimi është në prag të një trazire të madhe, një trazirë e cila rrezikon me i lëkundë ose me i dridh pak themelit e rendit aktual botëror. Megjithatë zyrtarë të lartë amerikan po gjejnë kohë me u marrë me një çështje e cila mendohet se u zgjidh para 14 vjetëve përfundimisht. Kjo është pozitive që SHBA, nuk na kanë harruar dhe çështja s’qenka zgjidhur përfundimisht”, tha Latifi.

“Te intervista e Hovenier thotë se në Kosovë ka një zhvillim të jashtëzakonshëm, madje ai nuk heziton me kualifikuar edhe si një lloj mrekullie. Ndërsa në anën tjetër Escobar na jem një pasqyrë tjetër. Thotë se jeni në një gjendje shumë të keqe, rinia po largohet. Është një lloj kontradikte në mes të dy intervistave. Megjithatë mendoj se poenta e tyre është diku tjetër”, tha Latifi.

“Ambasadori Hovenier tha se raportet në mes të SHBA dhe Kosovës janë shumë të mira. Tash, a ka dashtë vetëm me na e bo qefin apo është deklaratë diplomatike nuk e di”, thotë Latifi.

“Mendoj se ishte mesazh i qartë për qeverinë Kurti se marrëveshja e Uashingtonit duhet të zbatohet”, shtoi ai.

“Çka ishte një gjë shumë me rëndësi, te kjo tema e nxehtë që e po diskutojmë kohëve të fundit, çështja e sanksionimit të figurave politike ose edhe të biznesit në Ballkan nga SHBA. Ambasadori e bëri të qartë se nuk sanksionojnë njerëz në bazë të politikës”, theksoi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat