Haradinaj pyet pse po hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova

Aktuale

Haradinaj pyet pse po hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:07
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë apel që të mos hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova në fazën finale.

Haradinaj ka shkruar se çdo opsion që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë e dëmton rëndë Kosovën

Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova? Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet.

Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat