Funksionari i PDK-së që “linçoi” Dardan Sejdiun: Ja pse e kundërshtova

Aktuale

Funksionari i PDK-së që “linçoi” Dardan Sejdiun: Ja pse e kundërshtova

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:21
Dardan Sejdiu

Funaksionari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka renditur pes arsyet e tij për kundërshtimin e nominimit të Dardan Sejdiu për nënkryetar i Prishtinës.

Ish-zëvendësministri i Inovacionit, i cili udhëhoqi një fushatë linçuese kundër nominimit të përfolur të Sejdiut për postin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, tha se kundërshtimi i tij mbështetej mbi premisa parimore.

“Kundërshtimi im ka qenë krejt parimor, sepse unë nuk kisha një ambicie për atë pozitë, as për veten e as për miqtë e mij brenda partisë”, u shpreh Cakolli, në një reagim në rrjetet sociale.

Pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, e cila sipas marrëveshjes për koalicion në Prishtinë i takon Partisë Demokratike të Kosovës, ka ngjallur një debat të ashpër publik gjatë kësaj jave.

Debati u zgjua pas përfoljes së emrit të Dardan Sejdiut, ish-anëtarit të Partisë Socialdemokrate, si të nominuarin e PDK-së për nënkryetar të komunës.

Një pjesë e anëtarësisë së PDK-së në Prishtinë, linçoi publikisht Dardan Sejdiun, ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, të përfolur si anëtar të ardhshëm të PDK-së dhe të propozuar për nënkryetar të Prishtinës.

Mirëpo, Sejdiu mohoi mundësinë e aderimit të tij në PDK të mërkurën. Ai, në një reagim në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje, tha se nuk do të jetë nënkryetari i ardhshëm i Prishtinës.

Postim i plotë i Bujar Cakollit:

Ja pse isha kundër Dardan Sejdiut dhe kush mendoj se duhet të jetë nënkryetar i Prishtinës nga PDK.

1. Në radhë të parë dua ta përshëndes refuzimin e Dardan Sejdiut për të qenë nënkryetar i Prishtinës. Vlerësim maksimal për vendimin ku ndergjegjja e tij ka mbizotruar përballë dëshirës së dikujt tjetër. Kundërshtimi im ka qenë krejt parimor, sepse unë nuk kisha një ambicie për atë pozitë, as për veten e as për miqtë e mij brenda partisë.

2. Mendoj se pozicioni i nënkryetarit të komunës është pozicion puro politik dhe duhet të jetë adresë politike në radhë të parë për qytetarët e Prishtinës e pastaj edhe për votuesit e PDK. Prandaj ky pozicion duhet të mbulohet nga një personalitet i fuqishëm dhe me integritet i degës.

3. Mendoj se në këtë pike ku kemi arritur, si dhe duke pasur parasysh faktin se kush brenda strukturave të degës ka ambicie për pozitën e nënkryetarit, jam plotësisht i bindur se zgjedhja më e mirë për nënkryetar të  Komunës sê Prishtines do të ishte Blerand Stavileci, si një politikan me përvojë të gjatë politike.

4. Blerand Stavileci ka qenë ndër bashkëpuntorët më të afërt të dy ish liderëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, dhe poashtu një ndër bashkëpuntorët më të afërt të kryetarit aktual Memli Krasniqi. Përgjegjësitë që ka mbajtur në qeverisje të ndryshme ka treguar cilësi dhe ndershmëri si bartës i institucioneve.

5. Unë në qarqe politike brenda PDK-së, nuk njihem si njeri i afërt i Blerandit, përkundrazi shume herë kam pas pikëpamje të kundërta me të, por për mua ai mbetet një bashkëpuntor shembullor institucional!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat