Flet asambleisti i dorëhequr nga VV-ja

Aktuale

Flet asambleisti i dorëhequr nga VV-ja

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:48
Reshat Mujota

Reshat Mujota ka dhënë sot dorëheqje nga pozita e asambleistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Shtimes.

Ai  ka thënë se ai ka hyrë në listën e kësaj partie për ta ndihmuar Qemajl Aliun që t’i fitojë zgjedhjet në këtë komunë.

Sipas tij, disa ndryshime qe i ka bërë kryetari kanë bërë që të ketë përçarje në këtë subjekt politik në Shtime.

“Dorëheqje prej VV-së unë nuk kam dhënë sepse s’kam qenë anëtar i VV-së. Unë kam hy në listën e VV-së , për t’i ndihmuar Qemajl Aliut për ndryshimin në Shtime. Për programin e tij, për bashkëqeverisjen e tij dhe e kam mbështetur fuqishëm gjatë gjithë fushatës. Mirëpo ndodhën disa ndryshime që çdo debat, çdo takim që e kemi bërë së bashku në tubime elektorale u thirr në emër të meritokracisë, bashkëqeverisjes dhe kështu i fituam zgjedhjet”, tha ai.

Mujota tha se Aliu ka marrë njerëz nga komuna të tjera dhe i bëri drejtor. Ai përmend rastin e emërtimit të kandidatit të VV-së për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka në pozitën e drejtorit të Prokurimit.

“Pasi i fitoi zgjedhjet dhe u bë kryetar, filloi t’i ndryshojë parimet e veta. Filloi që bashkëqeverisjen të cilën e pati një ekip të jashtëzakonshëm, të fuqishëm të fitores, prej njerëzve më të fuqishëm që ia ngritën fitoren , ata u lanë anash dhe filloi që të emërojë drejtorë sipas dëshirës së vet. Ne kemi ra tek një përçarje mes veti që unë s’kam pranuar në këtë mënyrë. Unë jam deklaruar tek ai që ta bëjë një ekzekutiv me njerëz profesionist, me qytetarë të komunës sonë se e ke drejtuar gishtin tek qeverisja e kaluar, dhe vet je tu ra tash në të njëjtën pozitë si në qeverisjen e kaluar”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se vet nuk ka pasur ambicie që të emërohet në ndonjë pozitë në komunën e Shtimes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat