Një bllok i Termocentralit Kosova A nxirret nga operimi

Aktuale

Një bllok i Termocentralit Kosova A nxirret nga operimi

Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:06
Skender Bucolli

Njësia A-3 e Termocentralit Kosova A është njxerrë jashtë operimit.

Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli, tregoi se ndërprerja e operimit të njësisë A-3 pritet të kthehet në operim më 27 shkurt.

“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot në ora 00:00 dt.29.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerre nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, tha ai.

Bucolli tregon se KEK-u do të operojë me dy njësi të TC-Kosova B dhe dy njësi të TC-Kosova A.

“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MË/h energji elektrike”, ka thënë ai.

Bucolli tha se “Sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat