Protesta po vëzhgohet edhe nga Njësia Speciale

Aktuale

Protesta po vëzhgohet edhe nga Njësia Speciale

Më: 29 janar 2022 Në ora: 14:48
Pamje nga protesta

Para objektit të Qeverisë së Kosoëvs po zhvillohet protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Nga afër, protesta po vëzhgohet edhe nga ekipet e Njësisë Speciale.

Protestuesit dhe policia janë konfrontuar pak minuta më herët, meqenëse protestuesit iu afruan shumë afër objektit.

Me mbishkrimet, ”Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”, “Krejt rrogat në rrymë”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Lypëm dritë, gjetëm terr” dhe thirrjet “Populli i bashkuar ka për të fituar”, qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tarifat e reja të energjisë.

Protestuesit janë nisur nga sheshi Zahir Pajaziti drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në Prishtinë është protestuar edhe më 26 janar kundër rritjes së rrymës.

Në Kosovë është paralajmëruar rritja e çmimit të rrymës, pasi, siç ka thënë Qeveria, vendi po blen rrymë me çmime të larta dhe nuk po mund të plotësojë kërkesën me prodhimin e rrymës në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar rritje të çmimeve të energjisë për amvisëritë, por jo për bizneset. Qeveria ka thënë se ka ndarë 75 milionë euro që të subvencionojë një pjesë të faturave të energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat