“Kundër shtrenjtimit të rrymës dhe kundër Albinit”, Gjinovci tregon kush po proteston kundër Kurtit

Aktuale

“Kundër shtrenjtimit të rrymës dhe kundër Albinit”, Gjinovci tregon kush po proteston kundër Kurtit

Nga: G.B Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:06
Protesta

Rron Gjinovci nga shoqëria civile ka reaguar për protestën e PSD-së që po mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se i kemi dy grupe aktive në Kosovë, ku njëra është kundër shtrenjtimit të rrymës dhe tjetra kundër Kurtit, ku te grupi i fundit janë futur edhe disa parti opozitare që s’skanë guxim të protestojnë por duan ta provojnë si po shkon protesta e parë nga PSD, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

I kemi dy grupe aktive në Kosovë:

1. Kundër shtrenjtimit të rrymës;

dhe

2. Kundër Albinit.

Te e para bojnë pjesë qytetarët, te e dyta poget jon përfshi kapak si n'fore edhe disa parti opozitare që hala s'kanë guxim me protestu e kanë dashtë me provu qysh po shkon protesta e parë kishe e organizume prej PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat