Rrusta nga PSD: Protesta është garanci se rritja e rrymës do të ndalet

Aktuale

Rrusta nga PSD: Protesta është garanci se rritja e rrymës do të ndalet

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:10
Teutë Rrusta

Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta, tha se udhëhiqemi një pushtet që në rastin e parë e qet policinë te dera.

Sipas saj, rritja e çmimit të rrymës është e papranueshme.

“Kjo energji po na kushton shumë shtrenjtë, studenti i cili vjen me studiu në Prishtinë, prej kësaj rritjeje i bëhet një padrejtësi. Atij i rritet çmimi i jetesës në Prishtinë, pra preket bileta e studentit, preken shujtat e studentit, preket pavarësia e gruas, ato pak gra që mbërrijnë me qenë të punësuara, preket ilaçi i pensionistit, preken të gjitha kategoritë shoqërore, preket shumica që ka pak,” u shpreh Rrusta nga protesta.

Ajo tha se kjo protestë me kaq shumë qytetarë është garanci që kjo rritje e çmimit të rrymës do të ndalet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat