Organizohet protestë në mbështetje të profesorit Lulzim Paci

Aktuale

Organizohet protestë në mbështetje të profesorit Lulzim Paci

Më: 31 janar 2022 Në ora: 17:47
Lulzim Paci

Në përkrahje të profesorit Lulzim Paci është thirrur protestë të shtunën në Prishtinë e Vushtrri.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00, ndërsa në Vushtrri në sheshin “Adem Jashari” në orën 14:00.

Profesori Paci u kritikua nga deputetja e grupit parlamentar të VV-së, Fjolla Ujkani, për videot e tij të publikuara në rrjetin social “TikTok”.

Kjo ka bërë që sot profesori të qaj në një emision ku ishte i ftuar. Mirëpo, pas kësaj rrjetet sociale janë mbushur me postime në përkrahje të profesorit Lulëzim Paci, i cili ka shprehur se pasioni i tij është kërcimi i valleve tradicionale, teksa tashmë ka filluar një sfidë në përkrahje të profesorit nga Vushtrria.

Pas kësaj ka reaguar edhe Ujkani duke i kërkuar falje publike profesorit.

Image
Protesta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat