Arrestimi i Molliqajt, reagon edhe OVL-UÇK-ja

Aktuale

Arrestimi i Molliqajt, reagon edhe OVL-UÇK-ja

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 00:40
Arrestimi

Edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës kanë reaguar për arrestimin e Dardan Molliqajt.

Kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Molliqaj do të mund të ftohej në polici dhe nëse i njëjti nuk do t’i përgjigjej ftesës, do të arrestohej.

Ai ka thënë se Molliqajt do të duhej t’i tregohej fletëarresti para se të arrestohej.

Postimi i plotë:

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, do të mund të ftohej në polici, e nëse nuk i përgjigjet ftesës do të arrestohej.

Atij do të duhej edhe që t’i tregohej flet-arresti, para se të arrestohej.

Nuk ka nevojë për këto spektakle të pushtetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat