​Lajçak: Respektojmë parimet e Kosovës në dialogun me Serbinë

Aktuale

​Lajçak: Respektojmë parimet e Kosovës në dialogun me Serbinë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 09:29
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se respektojnë parimet e Kosovës në raport me dialogun.

Në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, Lajçak në një konferencë për medie, tha se respektojnë plotësisht sovranitetin, integritetin dhe kushtetueshmërinë e Kosovës në dialogun me Serbinë.

BE dhe ShBA kanë mbështetje për dialogun Kosovë-serbi. Ne shohim dialogun si prioritet kyç për Ballkanin Perëndimor.

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të sjell përfitime, pasi qytetarët janë lodhur nga status quoja. Ne respektojmë plotësisht parimet e Kosovës në dialog që është sovraniteti, integriteti dhe kushtetutshmëria”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat