Aktivisti i PSD-së lirohet nga paraburgimi

Aktuale

Aktivisti i PSD-së lirohet nga paraburgimi

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:06
Adem Megjuani

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Adem Megjuani është liruar nga paraburgimi para pak minutash.

Adem Megjuani ishte arrestuar dje nga Policia e Kosovës, për sulm ndaj personit zyrtar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës sot ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kreut të PSD’së, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie Adem Megjuani.

Ky i fundit është paraqitur në një intervistë ku edhe ka treguar se është liruar nga paraburgimi.

Molliqaj gjendet ende në paraburgim, derisa nesër del para Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat