Molliqaj flet pas lirimit: Më morën peng

Aktuale

Molliqaj flet pas lirimit: Më morën peng

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 21:09
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, deklaroi pas lirimit të tij se ai ishte i marrë peng dhe jo i arrestuar, duke qenë se nuk kishte fletëarrest për të. 

“E para që mund të konstatoj është se unë kam qenë i marrë peng. Pra, unë jam marrë peng nga një polici e cila është dirigjuar me udhëheqje politike dhe pa urdhër të prokurorit unë jam arrestuar”, tha Molliqaj duke treguar dokumentin e procesverbalit.

Ai tha se është arrestuar me dhjetëra herë viteve të fundit, por asnjëherë pa vendim të prokurorit, për çka ka kërkuar që të nisin hetimet në lidhje me arrestimin e tij.

Molliqaj tha se duke e njohur procedurën, e ka ditur se arrestimi i tij është i jashtëligjshëm.

Sipas tij, ftesa e policisë, që është publikuar edhe nga vet institucioni, edhe me vendim gjykate është konstatuar se nuk i ka plotësuar kushtet që të llogaritet se një ftesë është dorëzuar.

Ai shtoi se ka pasur shkele të rënda në arrestimin e tij dhe për këtë do t’ju shkruajnë të gjitha ambasadave si dhe organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat