Ajeti në përvjetorin e AKI: Krenar që jam pjesë e juaja

Aktuale

Ajeti në përvjetorin e AKI: Krenar që jam pjesë e juaja

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:48
Petrit Ajeti

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) shënon sot 13-vjetorin e themelimit. Drejtori, Petrit Ajeti, duke ua uruar përvjetorin punonjësve të këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë, ka thënë se, “13 vite nga dita e sotme, Republika e Kosovës themeloi për herë të parë në historinë e saj, një institucion që ka të vetmin mision – ruajtjen dhe avancimin e sigurisë nacionale”.

Më tej, Ajeti, ka shtuar se, “Ndihem jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e juaja dhe pjesë e misionit të përbashkët nacional!”

AKI përgjatë këtyre viteve të funksionimit është përballë me shumë sfida, për shumicën e të cilave ka marrë lëvdata nga përgjegjësit institucionalë dhe shërbimet partnere.

Kërcënimet e sotme nga spiunazhi armiqësor, veçmas veprimtaria e shërbimeve serbe dhe ruse është fokus i AKI-së. Në kuadër të kërcënimeve që merret AKI janë edhe kërcënimet terroriste dhe krimi i organizuar.

KosovaPress pati raportuar se, dy zyrtarët e shpallur “non grata” në muajin tetor të vitit të kaluar, të cilët ishin punonjës të maskuar si diplomatë të Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, është bërë me kërkesë të AKI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat