Flet Agim Veliu, tregon se a ka përçarje në LDK

Aktuale

Flet Agim Veliu, tregon se a ka përçarje në LDK

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:55
Agim Veliu

Zgjedhja e Ekrem Hysenit si kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë nuk po kapërdihet nga deputeti Agim Veliu i cili është duke akuzuar shefin e LDK-së, Lumir Abdixhikun se ka vendosur një person të paligjshëm në këtë degë.

Ai pretendon se zgjedhja e Hysenit ishte bërë nga një Kuvend i cili ishte shoqëruar me shkelje të madhe procedurale e statuare.

Sipas tij, përçarja e degës së LDK-së në Podujevë do të thellohet pasi ata nuk e pranojnë Hysenin si kryetar.

Kurse për Veliun përçarja do të pasqyrohet më së mirë ditën kur do të zgjidhet kryesia e Degës.

“Në përpjekje për të legjitimuar atë që ua ke servuar ti në mënyrë të paligjshme, në kuvendin e improvizuar, pa ndonjë debat e pa kundër kandidat dhe me votim të hapur, me nguti për ta përmbyllur edhe pa Kryesi, pati delegatë që ranë në lajthitje, edhe pse shumica e kanë ditur se e tëra është një farsë dhe ka shkelje të madhe procedurale, megjithatë kanë votuar, duke mos dashur të shkaktojnë ndarje dhe përçarje.

Mirëpo, Lumir askush nuk mund të garantojë një unitet të tillë ditën kur ai Kuvend duhet të zgjedhë Kryesinë e Degës, të cilën do ta propozojë kryetari yt klandestin” ka shkruar Veliu në rrjetin social “Facebook”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat