Kundërpërgjigje Rusisë/ Ambasadori publikon faktet e NATO-s për Kosovën

Aktuale

Kundërpërgjigje Rusisë/ Ambasadori publikon faktet e NATO-s për Kosovën

Nga: P.R Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 21:53
Bruksel

Ambasadori - Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj zyrtarëve rus, të cilët operacionin e NATO-s në Kosovë e cilësuan si të paligjshëm.

“Që kur Rusia ka filluar veprimet e saj agresive kundër Ukrainës, zyrtarët rusë kanë akuzuar NATO-n për një sërë kërcënimesh dhe veprimesh armiqësore. Në mesin e shumë të pavertetave të lansuara kohëve të fundit, njëra ka të bëj edhe me intervenimin dhe operacionin e NATO-s, në rastin e Kosovës. Për ti dematuar të gjitha këto dhe për të sjellë të vertetën para opinionit, NATO, ka publikuar edhe argumentet e saj në mënyrë që mitet/ pretendimet falso të demantohen”, ka shkruar Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

RASTI I KOSOVËS 1999

Që kur Rusia ka filluar veprimet e saj agresive kundër Ukrainës, zyrtarët rusë kanë akuzuar NATO-n për një sërë kërcënimesh dhe veprimesh armiqësore. Në mesin e shumë të pavertetave të lansuara kohëve të fundit, njëra ka të bëj edhe me intervenimin dhe operacionin e NATO-s, në rastin e Kosovës. Për ti dematuar të gjitha këto dhe për të sjellë të vertetën para opinionit, NATO, ka publikuar edhe argumentet e saj në mënyrë që mitet/ pretendimet falso të demantohën.

RASTI I KOSOVËS: Pretendimi i Rusisë se : Operacioni i NATO-s në Kosovë ishte i paligjshëm. Kjo nuk qëndron sepse faktet e demantojnë këtë.

Faktet e Nato-s:

- Operacioni i NATO-s për Kosovën u ndermorr pas një viti përpjekjesh intensive të OKB-së dhe të Grupit të Kontaktit, pjesë e të cilit ishte vet Rusia, me qëllim për të gjetur një zgjidhje paqësore.

- Këshilli i Sigurimit i OKB-së në disa raste e kishte cilësuar spastrimin etnik në Kosovë dhe numrin në rritje të refugjatëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre, si kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

- Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s është ndemarrë për të i parandaluar shkeljet në shkallë të gjerë dhe të vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe vrasjet e civilëve.

- Pas fushatës ajrore, operacioni i mëpasshëm paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, KFOR-i, i cili fillimisht përfshinte edhe Rusinë, ka qenë nën mandatin e OKB-së (UNSCR 1244), me qëllim të krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të stabil/sigurt në Kosovë.

Prandaj, pretendimi i Rusisë se: Operacioni i NATO-s në Kosovë ishte i paligjshëm, nuk qëndron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat