Këshilltari i Konjufcës thotë se ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate, por nuk jep emra

Aktuale

Këshilltari i Konjufcës thotë se ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate, por nuk jep emra

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 10:26
Ilir Kërçeli

Shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e deputetëve për derivate.

Ai, pa përmendur emra, ka thënë se ka deputetë që kanë shpenzuar mbi 25 mijë euro për derivate, e janë tërhequr nga këto siç i ka quajtur ai, beneficione, tek tash.

“Ka deputetë të cilët kanë shpenzuar mbi 25,000 euro për derivate, pa dashur paragjykuar se a jetojnë në Prishtinë apo jo, më mirë e dinë qytetarët. Dhe kanë hequr dorë nga këto beneficione tek këto ditë kur është bërë kjo temë”, është shprehur Kërçeli, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai thotë se listat e fundit të deputetëve për shpenzimet e derivateve nuk janë korrekte, sepse sipas tij, kjo dukuri nuk është trajtuar prej fillimit.

“Këto shpenzime të krijuara për deputetët e Republikës së Kosovës, nuk janë të paraqitura saktë dhe me korrektësi. Në listat e publikuara në publik disa deputetë u paraqiten si kampion të shpenzimeve të derivateve, pa u trajtuar kjo dukuri që nga fillimi i saj prej vitit 2011, por thjesht duke piketuar vetëm disa muaj nga 10 vitet e kaluara. Pra vetëm muajt nëntor dhjetor të vitit 2021”, ka thënë tutje Kërçeli.

Në fund, Kërçeli  u mor me këshilla për mediet, duke i porositur se kur një temë të jetë me interes atëherë lë të trajtohet nga zanafilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat