Peter Stano deklarohet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Aktuale

Peter Stano deklarohet për zgjedhjet serbe në Kosovë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:39
Peter Stano

Pretendimet e mediave se zyrtarët e Kosovës i kanë dorëzuar të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, një propozim për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë në kushte të caktuara nuk janë të vërteta, ka konfirmuar për KoSSev zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Mediat kanë shkruar dje, se zëvendëskryeministri i Kosovës për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, i ka përcjellë Lajçakut propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme serbe në Kosovë, por me kushte të caktuara.

Sipas mediave, mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë, në bazë të këtij propozimi, do të lejohet nëse të gjitha dokumentet dhe vendvotimet përdorin emrin “Zyra Ndërlidhëse Serbe në Kosovë” dhe Misioni i OSBE-së organizon procesin e votimit. Në anën tjetër, partitë nuk do të lejohen të zhvillojnë fushatë zgjedhore, ndërsa do të zbatohet “reciprociteti për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Serbi, bazuar në të njëjtën praktikë”.

“Si rregull i përgjithshëm, ne kurrë nuk komentojmë atë që partnerët na thonë, sugjerojnë apo dorëzojnë, u takon atyre që ta komentojnë. Por në rastin konkret mund të them se pretendimet thjesht nuk janë të vërteta”, ka deklaruar Stano.

Zëdhënësi i BE-së shtoi se asgjë nga këto nuk i ishte thënë Përfaqësuesit Special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë bisedimeve të fundit në Prishtinë.

Zyrtarët e Kosovës kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare serbe në Kosovë.

I pyetur, a ka biseduar BE-ja me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për këtë çështje dhe a është arritur në ndërkohë ndonjë marrëveshje?

Stano përkujton qëndrimin e BE-së.

“I takon palëve të përfshihen në negociata dhe të gjejnë konsensus të nevojshëm. BE-ja është e gatshme të lehtësojë dhe të ofrojë ide në përputhje me praktikën evropiane, por në fund përgjegjësia për arritjen e marrëveshjes është e palëve”, ka thënë Stano, duke shtuar se Lajçak këtë e ka bërë shumë të qartë gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat