Gastronomët kërkojnë hapjen e sallave të dasmave dhe të klubeve të natës

Aktuale

Gastronomët kërkojnë hapjen e sallave të dasmave dhe të klubeve të natës

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Hapja e klubeve të natës dhe sallat e dasmave mbeten dy nga kërkesat e parësore të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.

Të njëjtit ankohen se masat e dy javëve të fundit që u hoqën të shtunën i dëmtuan shumë. Ndërkohë ankohen se ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk është i interesuar t’i takojë për të dëgjuar kërkesat e tyre.

Megjithëse nuk ka ende një vlerësim të saktë dëmeve të shkaktuara nga masat paraprake pasi është shumë shpejtë, Vranica thotë se ato ishin evidente ndërsa thotë se përkundër masave nuk pati asnjë masë stimuluese nga shteti.

“Praktikisht nuk kishte asnjë lloj mase stimuluese, subvencionuese në raport me industrinë e gastronomisë e cila u prek përsëri dhe që ishte e panevojshme dhe nga aspekti i Ministrisë së Shëndetësisë se kishte veprime shumë ad-hoc të menaxhimit të pandemisë. […] Këtu tek ne kemi veprime sot për nesër ku bëhet një shkatërrim i jashtëzakonshëm i inventarit i cili porositet përafërsisht për një javë dhe nuk mund të bëjnë ndonjë ndryshim ose shitje të të njëjtit inventar sepse është material i ndjeshëm mund të prishet shumë lehtë”, tha Vranica.

Gastronomët kërkojnë të hapen klubet e natës si dhe sallat e damës, pasi siç tha Vranica, rastet ditore me COVID u rritën edhe pse ato ishin të mbyllura.

“Duhet të liberalizohet sa më shpejtë dhe të gjendet momentumi të mos jemi të fundit në botë që marrim hapa për ta liberalizuar ekonominë sepse vetëm po vonohemi dhe nuk po shfrytëzojmë mundësitë. Po shohim rastet me COVID përsëri u rritën përkundër faktit që nuk i aprovuan kërkesat e tona për hapjen e klubeve të natës dhe sallat e dasmave siç u hap i gjithë rajoni”, vijoi Vranica.

Përkundër kërkesave të tyre, Granica u shpreh se nuk kanë pasur takim me ministrin e Financave Hekuran Murati për të diskutuar rreth mundësisë për uljen e TVSH-së apo kompensimin e dëmeve duke shuar se ekzekutivi duhet të dëgjojë zërin e bizneseve.

“Kemi kërkuar që duhet të kemi bashkëpunim, duhet të dëgjojmë hallet e njëri-tjetrit dhe duhet të jemi të kujdesshëm për çdo hap të cilat i prek sektorët dhe çdo qytetar duke i takuar si Shoqatë e Gastronomeve, si Odën Ekonomike, si Odën e Afarizmit, të gjitha me radhë duhet të jemi bashkë se kjo është luftë e përbashkët e të gjithë neve dhe nuk duhet të jemi në fronte të ndryshme para një armiku të padukshëm."

Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja lehtësuese ndaj COVID-19 në fund të javës së kaluar dhe të shtunën hynë në fuqi. Tashmë gastronomia lejohet të punojë deri në ora 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat