Dibran Hoxha: Vendimi për rrymën është absurd, do të thërrasim protesta

Aktuale

Dibran Hoxha: Vendimi për rrymën është absurd, do të thërrasim protesta

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 18:25
Dibran Hoxha

Aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha, ka paralajmëruar protesta kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të rrymës.

Ai vendimin e sotëm e ka quajtur skandaloz dhe shaka me qytetarët, njofton Klankosova.tv.

“Është dashur të ngritet pragu jo të bëhet kjo hajgare. Qytetarët të cilët synojnë minimumin bazik nuk kanë mundësi që ta përballojnë rritjen”, është shprehur Hoxha.

“Vendimi është absurd. Duhet të protestojmë. Do të thërrasim protestë që të na bashkohen të gjithë”.

Hoxha ka thënë se ZRRE ka miratuar propozimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Ministrisë së Ekonomisë, për çfarë është ankuar, derisa ka thënë se me këtë vendim nuk do të votonte më Lëvizjen Vetëvendosje, siç ka bërë në zgjedhjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat